Moti, shi e dëborë në ditët e ardhshme

yukukuEdhe ditët e ardhshme pritet të kenë po të njëjtin intensitet të reshjeve të shiut dhe borës.

Sipas parashikimeve meteorologjike, data 4 janar do të ketë reshje më të shumta në pjesën e dytë të ditës, ndërsa datat 5, 6 dhe 7 janar pritet të kenë sërish reshje bore në lartësitë mbi 700 metra.

Në verilindje, në zona të kufizuara, dëbora do të zbresë edhe në 500 metra. Por veç reshjeve të borës, do ketë dhe erë të fortë, e cila do të shkaktojë grumbullime të borës në vendet e ekspozuara, duke sjell dhe ngrica në disa akse rrugore në vend.