Mungon avokati, shtyhet gjyqi ndaj Spiro Kserës

spiro-ksera-1-1024x747Është shtyrë sërish seanca gjyqësore në ngarkim të ish-ministrit të Punës, Spiro Ksera.

Seanca  e radhës është caktuar më 21 korrik për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës të një prej të pandehurave në procesin ndaj ish-ministrit dhe disa ish vartësve të tij në Ministrinë e Punës.

Prokurori i çështjes e ka cilësuar të qëllimshme mungesën e avokatit të të pandehurës Elda Kozaj, Sokol Hazizaj për të zvarritur më tej procesin gjyqësore.

Ish-ministri Spiro Ksesa dhe 6 ish zyrtarë të Ministrisë së Punës akuzohen se përmes shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve, kanë vjedhur një shumë prej 30 lekësh nga fondet e ministrisë