Mungon Vangjel Tavo e Zamira Rami, PD proteston në Gjirokastër: Të rrëzojmë Edi Ramën një orë e më parë (FOTO)

Partia Demokratike ka zhvilluar sot protestën e saj në Gjirokastër. Mbështetësit e opozitës u mblodhën në sheshin përballë varrezave të dëshmorëve. Ata mbajnë në duar pankarta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Në fjalën para protestuesve deputeti Tritan Shehu dhe kryetari Dasho Aliko renditën disa prej problemeve kryesore të Gjirokastrës. Sipas tyre Edi Rama ka thelluar varfërinë dhe duhet të largohet. Aliko tha se gjithashtu se Partia Demokratike kur të vijë në pushtet do t’i rikthejë buzëqeshjen Gjirokastrës. Gjatë tubimit u bënë thirrje për t’ju bashkuar protestës së madhe më 16 shkurt në Tiranë. Ra në sy mungesa e kryebashkiakes Zamira Rami dhe deputetit Vangjel Tavo.