Ndahet nga jeta piktori gjirokastrit Thimjo Fili

13418725_760775010725925_7694993421518713816_nPiktori i njohur gjirokastrit Thimjo Fili u nda sot nga jeta në moshën 62-vjeçare.

Ai është autor i 8 ekspozitave. E fundit me rreth 50 piktura, kryesisht peisazhe të Gjirokastrës u prezantua vitin e kaluar.

Thimjo Fili përfundoi studimet në Liceun Artistik të Tiranës në vitin 1974. Profesionin e piktorit nisi ta ushtronte pas vitit 1990.

Në vitin 2008 ai u emërua drejtor i Qendrës Kulturore pranë Bashkisë Gjirokastër dhe më pas drejtor i teatrit “Zihni Sako”. Prej një viti Fili ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.