Ndalohen në Nepravishtë 6 shtetas të huaj

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër njofton për ndalimin e 6 shtetasve të huaj në afërsi të fshatit Nepravishtë. Ata u kapën nga policia dy ditë më parë rreth orës 08:30, pasi kishin kaluar kufirin shtetëror mënyrë të paligjshme nga Greqia në Shqipëri. Në përfundim të intervistimit u proceduan me urdhër largimi me ekzekutim vullnetar. Por ndërkohë policia nuk bën dije nga cili shtet ishin këta persona.