Ndalohet në Kakavijë një shtetas qipriot. I bllokohen 12 mijë e 500 euro

Një qipriot u ndalua nga policia në pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës pasi dispononte një sasi të konsiderueshme eurosh, të cilat nuk i kishte deklaruar. Identiteti i të ndaluarit nuk bëhet i ditur, por ai do hetohet në gjendje të lirë në lidhje me 12 500 eurot që kishte me vete.

Atij i janë bllokuar paratë për shkak se nuk ka deklaruar shumën teksa kalonte kufirin. I pyetur nga policia në pikën e kalimit kufitar, qiprioti është shprehur se paratë janë të tijat, por nuk e dinte që duhej t’i deklaronte.

“Eurot janë të miat. Nuk e dija që duhet t’i deklaroja”. Pas dëshmisë në polici, qiprioti është lejuar të largohet në drejtim të Greqisë, ndërsa paratë janë bllokuar.