Ndarja e re, ja cilat vende pune do shkurtohen

 Ndarja e re, ja cilat vende pune do shkurtohen

harta184Protestat dhe kundërshtitë për reformën territoriale dhe administrative, ndoshta mund të quhen të justifikuara vetëm për një kategori njerëzish: nëpunësit e bashkive dhe komunave. Me ndarjen e re, shumë prej vendeve të tyre të punës do të shkurtohen pasi llogjikisht do të kemi 312 njësi vendore më pak.

Sipas asaj që shkruante një ditë më parë gazeta “Shqip”, pritet që të shkurtohen 80% e punonjësve  të njësive vendore. Qëllimi është që nga kjo ndarje të kursehen 30 deri në 60 milionë euro që shkonin për rrogat dhe shpenzimet e tjera të këtyre njësive. Pritet të ketë edhe vende të reja pune në njësitë e reja që do të fuqizohen.

Shkurtimet e pritshme

312 kryetarë njësish vendore

312 nënkryetarë njësish vendore

312 sekretarë të kryetarëve

312 sekretarë të këshillave

50% e 6 500 këshilltarëve

80% e 4500 punonjësve të administratës së 312 njësive

Vendet që nuk preken

Gjendja civile

Shpërndarja e ndihmës ekonomike

Mbledhja e taksave

Inspektimi i territorit

Mirëmbajtja dhe grumbullimi i tarifave për shërbimin e Ujësjellës-Kanalizime

E thënë më shkurt, kjo ndarje e re administrative është thjesht një kryetar më pak, një nënkryetar më pak, ca këshilltarë më pak. Kaq! Njerëzit nuk humbasin shërbimet bazë, të cilat do të vazhdojnë t’i kenë aty ku i kanë pasur. Ca kryetarë më pak do na bënin mirë të gjithëve, do kursenin shumë para publike që shkojnë për rrogat e tyre. Për të mos përmendur më pas që një pjesë e tyre janë ku thërret qameti, si në formimin profesional, ashtu edhe në atë shoqëror apo intelektual.

 

Libohova Online