Ndërpreja e energjisë nga moti i keq, dy numra telefoni për të kërkuar ndihmë te OSHEE Gjirokastër

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) po ndjek me përparësi situatën e krijuar në vend si pasojë e motit të keq me reshje shiu dhe bore. Nisur nga parashikimi i motit ku sipas sinoptikanëve pritet ulje mjaft e ndjeshme e temperaturave dhe reshje të dendura, gjatë ditëve në vijim, kompania OSHEE ka ngritur gatishmërinë për garantimin e furnizimit me energji të abonentëve dhe riparimin e çdo defekti që mund të krijohet në rrjetin e shpërndarjes, nga moti i keq.

Janë angazhuar në terren rreth 1800 punonjës nga 11 drejtoritë rajonale të OSHEE, për riparimin e defekteve në të gjithë vendin.

Me porosi të administratorit të OSHEE, Adrian Çela, grupet e gatishmërisë po monitorojnë 24 orë pa ndërprerje pikat strategjikë te furnizimit me energji elektrike, sidomos spitalet, hidrovorët, institucionet e rëndësisë së veçantë dhe abonentët pa përjashtim. Nëse ka probleme me furnizimin në rajonin e Gjirokastrës, OSHEE vë në dispozicion këto numra telefoni :084 262 555 / 084 264 465