Ndërtimet pa leje në Gjirokastër, qytetarët nisin denoncimet në polici

drejtoria-e-policise-se-qarkut-te-gjirokastres_23-prill-2010Pas urdhërit të kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm Tahiri, për kalimin e kompetencave të ndërtimeve pa leje te policia e rendit, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë mbërritur rreth 50 denoncime nga qytetarët. Pas verifikimeve paraprake policia bën procedim penal ndaj personave që kryejnë ndërtimin dhe firmës përkatëse.

“Inspektorët e policisë së rendit kanë marrë të gjithë urdhërat  për të bërë gjithë verifikimin e nevojshëm në qytetet Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Memaliaj, Këlcyrë dhe Libohovë, si dhe në të gjitha komunat e qarkut. Do të bëhet verifikimi paraprak i dokumentacionit dhe më pas pronarët e ndërtimeve pa leje do të procedohen penalisht”, thotë për TvGj Gentian Mullai, zëdhënës i policisë së qarkut.

Lidhur me këtë problem, policia kërkon bashkëpunim prej qytetarëve, duke i ftuar ata të denoncojnë çdo ndërtim pa leje. Për këtë është në dispozicion të tyre, numri pa pagesë 129.