Ndërtimet pa leje, policia e Gjirokastrës procedim për 18 persona

656X37332985komuna_rrenimet_(1)Nga 25 gushti deri më 16 shtator, në të gjithë vendin Policia e Shtetit ka evidentuar 621 raste të ndërtimeve abuzive, për të cilat janë proceduar penalisht 623 shtetas, autorë të këtyre ndërtimeve të paligjshme. Për 44 shtetas, të cilët kryesisht janë konstatuar se kanë ndërtuar objekte pa leje në tokë publike, tokë shtetërore apo tokë të tjetrit, është marrë masa e arrestit në flagrancë.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër janë evidentuar 18 raste, për të cilët ndiqen në gjendje të lirë 18 shtetas. Ndërkohë 564 shtetas të tjerë, autorë të ndërtimeve të paligjshme, janë proceduar e ndiqen në gjendje të lirë dhe 15 shtetas janë shpallur në kërkim. Në çdo rast të konstatuar nga strukturat e Policisë së Shtetit janë kryer veprimet procedurale përkatëse, duke bërë dhe pezullimin e punimeve në objektin e ndërtuar në mënyrë abuzive.

Zbatimi i masave të posaçme do të vijojë me vendosmëri nga strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, përmes kontrollit të territorit, grumbullimit të informacioneve, si dhe bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin, me synim parandalimin e goditjen e krimit mjedisor dhe në mënyrë të veçantë ndërtimeve abuzive, si dhe përballjen me forcën e ligjit të të gjithë atyre personave që ushtrojnë një veprimtari të tillë kriminale