Ndërtonin pa leje në tokën e tyre, policia kallëzon penalisht dy banorë nga Lunxhëria

Në kuadër të zbatimit të planit të masave lidhur me rastet e ndërtimeve të paligjshme, specialistët e Seksionit për  Herimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Gjirokastër filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve :

Q.K, 58 vjeçe, banuese në fshatin Karjan, Gjirokastër.
Pasi në fshatin Karjan, ky shtetas ka ndërtuar një objekt, pa lejen e organeve përkatëse.

F.H, 35 vjeç, banues në fshatin Karjan, Gjirokastër.
Pasi në fshatin Karjan, ky shtetas u kap duke ndërtuar një shtepi pa leje në tokën e tij.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a të Kodit Penal.