Ndeshja me Rumaninë, Kombëtarja niset drejt Lionit

13432404_1111109628948017_9065995766934413536_nNë përfundim të seancës së fundit stërvitore kombëtarja shqiptare është nisur drejt Lionit, ku do të luhet ndeshja e fundit në grupin A të Euro 2016, sfida me Rumaninë.

Sot pasdite kombëtarja do të zhvillojë një tjetër seancë stërvitore, ndërsa De Biazi do të dalë në konferencë për mediat. Pritet të ketë ndryshime në formacion dhe do të riskohet çdo gjë për të fituar, në mënyrë që të renditemi në vendin e tretë.

Por për t’u kualifikuar duhet që fitorja ndaj Rumanisë të jetë me një diferencë të madhe golash. Shqipëria humbi dy ndeshjet e para në grup me Zvicrën dhe Rumaninë.