Ndeshje futbolli apo luftë?! 3500 policë “blindojnë” stadiumin në Beograd

Police arrested Serbia's most powerful outlaw figure Sreten JocicRreth 3500 policë do të jenë sonte në mbrëmje në stadiumin “Partizani” të Beogradit për të ruajtur sigurinë gjatë ndeshjes Serbi Shqipëri.

Mediat serbe raportojnë se efektivët e policisë do të jënë si brenda ashtu edhe jashtë stadiumit, ndërsa do të ketë përforcime edhe në kufirin me Kosovën për të mos lejuar hyrjen ilegalisht të tifozëve shqiptarë.

Serbia njoftoi më herët se nuk do të lejojë tifozët shqiptarë në stadium, për të shmangur ndonjë incident me vendasit. Por disa tifozë të grupimit “Plisat” që prej mbrëmjes së djeshme kanë shkuar në Beograd, ndërsa kanë postuar edhe foto në rrjetet sociale. 

Ndeshjen e shumëpritur, do ta ndjekin nga Beogradi 23 gazetarë shqiptarë dhe disa përfaqësues të FSHF-së. Sipas Komisarit për Siguri në Federatën serbe të Futbollit, në mbrëmje s’do të shpaloset asnjë flamur shqiptar në stadium. Nëse kjo do të ndodhë, tha ai, personat përgjegjës do të arrestohen.

Libohova Online