Ndikimi i biznesit në zhvillimin ekonomik, konferencë studentore në universitetin e Gjirokastrës

studen“Impakti i biznesit në zhvillimin ekonomik të vendit”. Kjo ka qenë tema e konferencës së parë studentore për këtë vit, të realizuar nga studentët e Universitetit “Eqerem Çabej” në Gjirokastër. Konferenca u organizua falë iniciativës së një grupi studentësh e pedagogësh dhe me mbështetjen e Qendrës së Zhvillimit Rajonal.

Qëllimi i kësaj konference ishte promovimi i studentëve të rinj dhe punëve të tyre kërkimore me fokus zhvillimin ekonomik të vendit. Konferenca është në kuadër të Departamentit të Ekonomikut në këtë universitet. Pjesëmarrës ishin edhe studentë nga universitete të tjera të vendit dhe Kosovës. I pranishëm në konferencë ishte edhe rektori i Gëzim Salaj.