Ndodh një tjetër “çudi” në postbllokun e Vanistrës, polici nuk korruptohet me 500 lekë

Specialistët e Seksionit kundër Korruspionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër , bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :

Emri Hasi, 47 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u arrestua pasi:

Në Rrugen nacionale Gjirokastër- Kakavije, në afërsi të fshatit “Vanistër” është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore Gjirokastër për kontrollin e dokumentacionit të mjetit, ky shtetas duke drejtuar mjetin e tij furgon, i ka dhënë një prerje 500 lekë punonjësit të policisë rrugore për të mos vazhduar procedurat administrative ndaj tij.(Shtetasi i mësipërm nuk ka liçencë për TAXI, në momentin e ndalimit nga punonjësi i policisë, transportonte pasagjerë me mjetin e tij).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.