Ndodh një tjetër “çudi”, polici në Gjirokastër nuk korruptohet me 500 lekë, arrestohet 40-vjeçari

Arrestohet në flagrancë  një shtetas pasi tentoi ti jepte para punonjësit të policisë  për t’iu shmangur masës administrative.

Nga Specialistët  e Seksionit Kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër , është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Genci Dervishi, 40 vjeç,  banues në Lushnje.

Ky shtetas u arrestua  nga efektivat e policisë pasi në aksin nacional Tepelenë – Krahës, në vendin e quajtur “Qafa e Miricës” është ndaluar nga patrulla e  qarkullimit rrugor të Komisariatit të Policisë Tepelenë , pasi kanë konstatuar se automjeti kishte kryer parakalim të gabuar, shtetasi Genci Dervishi ka tentuar t’i jap një kartmonedhë prej 500 lekësh punonjësit të policisë për të mos u ndëshkuar  me gjobë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër  për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga  neni 244 i Kodit Penal.