Ndodh për Shën Valentinin, Vangjel Tavo nxjerr albumin e ri me këngë

12743859_825197294293778_9038723012085898054_nKur vjen puna për përdorim politik të festave të ndryshme, politikanët shqiptarë janë të parët. Kujtoni pak si sillen në Bajram, Pashkë apo Krishtlindje. Përjashtim nuk bën as Shën Valentini, edhe pse është një festë tërësisht intime. Në një faqe në Facebook të të rinjve të LSI-së në Gjirokastër, është shpërndarë një urim për Shën Valentinin në emër të deputetit Vangjel Tavo.

Urimi shoqërohet edhe me foto të një CD-jë me këngë romantike ku shkruhet: “Vangjel Tavo ju uron gëzuar Shën Valentinin”. E nëse i hedh një sy listës së këngëve gjen hite të Adele, Justin Bieber, Maroon 5 apo Katy Perry.

Sigurisht që përpjekja për të politizuar edhe Shën Valentinin apo për të bërë PR (public relations) me një festë të tillë kaq intime, nuk ka se si të jetë e lavdërueshme, por të paktën të shpresojmë se deputeti Tavo nuk ka shkelur të drejtat e autorit të këngëtarëve me shpërndarjen e këtij albumi muzikor mes të rinjve të LSI-së. |Libohova Online|

tavooo12717856_825197350960439_2527540200925118362_n12743859_825197294293778_9038723012085898054_n