Ndryshon sërish harta, Bashkia Libohovë pa Lunxhërinë dhe Odrien

libohova1Ndryshon sërish harta e administrative në qarkun e Gjirokastrës. Ndërsa më parë ishte projektuar që komuna e Lunxhërisë dhe Odries t’i bashkohej Bashkisë Libohovë, sot është marrë vendimi që këto dy njësi vendore i kalojnë Bashkisë Gjirokastrës. Kështu që Bashkia Libohovë këtej e tutje do të përbëhet vetëm nga Libohova, fshatrat e komunës Qendër Libohovë, komuna Antigone dhe komuna e Zagorisë.

Sot është votuar me 9 vota pro dhe 1 kundër, varianti me 61 njësi vendore. Vota kundër ishte e deputetit të PBDNJ, Andrea Marto, i cili kundërshton këtë variant për shkak të Himarës. Votën me mazhorancën e bashkoi edhe Shpëtim Idrizi i PBDNJ.