Në 10 dhe 11 mars, shfaqet në Gjirokastër komedia “Shtëpiakë të Dëshpëruar”. Indrit Çobani, Gent Zeneli e Artan Imami do t’iu shkrijnë së qeshuri

10 dhe 11 marsi rezervojnë surpriza në Teatrin “Zihni Sako” të Gjirokastrës. Komedia e vlerësuar si më e suksesshmja e vitit 2022 me një rekord shikueshmërie do të vihet në skenë edhe në qytetin e gurtë për dy netë me radhë nga aktorët Gentjan Zenelaj, Indrit Çobani dhe Artan Imami.

“Shtëpiakë të Dëshpëruar” është nga ato komedi që sa herë ta shohësh, aq herë do qeshësh. Dhe kjo jo vetëm për aktrimin me profesionalizëm e me një gjuhë të rrjedhshme të tre aktorëve protagonistë, por për batutat plot humor që shkaktojnë të qeshura gjatë gjithë komedisë. Tre personazhet janë tre burra, karaktere të zgjedhura të realitetit që i hasim përditë në jetët tona.
Jeta në çift, problemet që kanë meshkujt me femrat, nëpërmjet batutave vijnë natyrshëm në këtë komedi franceze që fillesën e ka në Francë në vitin 2011 dhe është luajtur atje nga tre komedianë. Nxitoni të rezervoni vendin tuaj në numrin ☎️ 069 610 8585