Në Kordhocë dhe te ‘Mulliri’ në Kakavijë, kapen 7 klandestinë

Nuk kanë të ndalur klandestinët që hyjnë përmes kufirit me Greqinë në Kakavijë.

Dy ditë më parë policia kufitare ka kapur 2 algjerianë dhe 1 sirian në vendin e quajtur ‘Mulliri”.

Po kështu 4 shtetas të tjerë sirianë u kapin afër kthesës së fshatit Kordhocë.

Sipas policisë ata kishin kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, prandaj u proceduan me urdhra largimi me ekzekutim vullnetar, duke i kthyer mbrapsht te autoritetet greke.