Në kujtim të Ismetit dhe Selfos, qirinj dhe lule në vendin ku humbën jetën dy elektriçistët (FOTO)

Një ditë pasi i përcollën për në banesën e fundit, disa punonjës të OSHEE Gjirokastër zhvilluan mbrëmjen e sotme homazhe në vendin ku humbën jetën tragjikisht elektriçistët Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj. Ata ndezën qirinj për kolegët e tyre të ndjerë pranë lumit Drino, aty ku dy elektriçistët tentuan të kalonin me automjetin e tyre, por fatkeqësisht i mori para rrjedha e ujit. Kallfa dhe Isaraj nuk mundën të dilnin nga automjeti. Trupat e pajetë të tyre u nxorrën nga polumbarët e RENEA-s në orët e para të së mërkurës. Qeveria deklaroi se do të miratojë një shpërblim për familjet e tyre.