Në rrugën Poliçan-Suhë, gjendet i vrarë në makinë 57-vjeçari

Një 57-vjeçar në Gjirokastër është gjendur pa shenja jete në Gjirokastër në orët e pasdites. Policia njofton se G. S., është gjetur në rrethana ende të paqarta në mjetin e tij tip kamionçinë. Nga këqyrja paraprake dyshohet se burri është goditur me sende të forta. Ndërkohë, Policia Gjirokastër ka ngritur pika kontrolli dhe po kontrollon zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Njoftimi/Gjirokastër/Informacion paraprak

Në aksin rrugor rural Polican-Suhë, shtetasi G. S., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, në rrethana ende të paqarta është gjetur i pajetë në mjetin e tij tip kamionçinë. Nga këqyrja paraprake dyshohet se është goditur me sende të forta. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komsiariatit të Policisë Gjirokastër kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.