Ne shtator nis Censusi per Lazaratin

lazarat_08_15_2013Census në Lazarat. Ky është plan-projekti që Ministria e Brendshme ka bërë gati për në fshatin e shumëpërfolur, pas operacionit të suksesshëm të forcave blu për asgjësimin e lëndës narkotike. Burime nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije per Gazeten Shqiptare, se plani ka kohë që është menduar dhe projektuar, por ende nuk është finalizuar. Sipas të njëjtave burime, plani është pothuajse gati dhe po përcaktohet edhe afati se kur do të vihet në zbatim. “Në momentin që do finalizohet, do të nisë edhe zbatimi i tij në praktikë. Jemi në fazën e përpunimit si plan, pas shtatorit do të shikohet më me rigorozitet kjo çështje”, pohojnë burime nga Ministria e Brendshme.

Në fakt, një census në këtë zonë është bërë në vitin 2011, por që sipas ministrit nuk ka qenë shumë i plotë, për shkak se ata që janë marrë me këtë proces nuk e kanë zhvilluar veprimtarinë e tyre të plotë, për shkak të pengesave që kanë hasur në këtë fshat. Mosregjistrimi i popullsisë ishte edhe një problem shqetësues gjatë operacionit policor, pasi në shumë raste, efektivët që bënin kontrolle në banesa nuk e dinin se kujt i përkiste droga e sekuestruar dhe nëse ishin gjallë apo.