Në shtator nis ngritja e zyrave të deputetëve, 1 herë në javë takim në Libohovë me Mirela Kumbaron

Prej muajit shtator PS do të fillojë të ndërtojë një rrjet kombëtar të zyrave të deputetëve në çdo bashki të vendit, përveç zyrave elektorale të partisë.

Sipas manualit të ri të funksionimit të grupit parlamentar të PS-së, deputeti të zhvillojë takim me zgjedhësit e zonës së tij jo më pak se një ditë në javë.

Këto takime duhet të jenë të paralajmëruara sipas një kalendari të miratuar paraprakisht edhe nga zyrat qëndrore të PS-së, si dhe çdo deputet duhet të organizojë në mënyrë periodike takime informuese dhe dëgjesa në çdo njësi administrative në katër vitet e ardhshme.

Sa i përket Bashkisë Libohovë, pritet që zyra elektorale e Mirela Kumbaros të shndërrohet në zyrë të deputetit të zonës. Manuali i ri pritet të miratohet në mbledhjen e parë të grupit parlamentar socialist gjatë javës së ardhshme.

/Libohova Online/