Nepravishta mes 12 fshatrave të qarkut Gjirokastër të përzgjedhur në programin për zhvillimin rural

Qeveria ka deklaruar tashmë nismën e saj për mbështetjen e ekonomisë jobujqësore në të paktën 100 fshatra të cilat do të jenë pjesë e një program 4 vjeçar.

Së fundmi nga 188 fshatra të propozuar Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka mbyllur listën me të përzgjedhurit ku bien në sy një pjesë e mirë e fshatrave që njihen si destinacione turistike. Nga Dardha, Voskopoja, Razma apo Bosboshtica.

Në këtë listë nuk mungojnë as fshatra të tjerë që në lajme I kemi dëgjuar për gjithçka përveç turizmit si Lazarati apo Kalivaçi. Sa i përket qarkut Gjirokastër, fshatrat e përzgjedhur janë:  Kalivaç, Nivicë, Peshtan, Kosinë, Malëshovë, Leuse, Antigone, Zhulat, Dhoksat, Lazarat, Nepravishtë, Sotirë.