Nepravishtë, kremtohet festa tradicionale e fshatit

 Nepravishtë, kremtohet festa tradicionale e fshatit

hqdefault (1)Sikundër tashmë është bërë traditë në pothuajse të gjitha fshatrat e luginës së Drinos, edhe në Nepravishtë u festua mbrëmë festa tradicionale e fshatit. Banorë të shumtë të Nepravishtës, emigrantë të ardhur nga Greqia dhe të tjerë njerëz nga zonat përreth, deri në orët e para të mëngjesit shijuan muzikën popullore, vallet tradicionale dhe gatime të ndryshme që shërbeheshin me këtë rast.

Festa që i përngjan një takimi brezash, është një event i përvitshëm dhe mbledh së bashku në një natë të vetme banorë të fshatit, të tjerë që jetojnë në emigracion, si dhe në qytete të tjera të vendit. Muaji gusht është i vetmi që në një farë mënyre i kthen disi gjallërinë fshatrave të zonës, për shkak të ardhjes së emigrantëve dhe organizimit të festave të tilla. Nepravishta është një prej fshatrave më të mëdhenj të Komunës Qendër Libohovë, e cila së fundmi me reformën territoriale iu bashkua Libohovës. 

Libohova Online