Nesër mblidhet Këshilli Bashkiak i Libohovës, ja pikat e rendit të ditës

keshilli bashkiak libohoveKëshilli Bashkiak i Libohovës zhvillon nesër mbledhjen e radhës për muajin qershor.

Përmes një njoftimi të publikuar në faqen e bashkisë, bëhet me dije rendi i ditës që do të shqyrtohet nga këshilltarët. Më poshtë njoftimi i plotë i bashkisë

Këshilli Bashkiak i Libohovës zhvillon mbledhjen e radhës ditën e nesërme, datë 21 qershor, ora 10:00, me rend dite si më poshtë:

  1. Informacion nga Agjensia e Shërbimeve Bujqësore Veterinare Mjedisore. Relacion mbi gjendjen e bujqësisë në Bashkinë Libohovë për periudhën Janar-Qershor 2016.
  2. Projekvendim “Për miratimin e buxhetit afatmesëm 2017-2019”
  3. Projektvendim “Për dhënie titulli “Qytetar Nderi”
  4. Projektvendim “Për përdorimin e fondit rezervë”
  5. Projektvendim “Për miratimin e dhënies së ndihmës ekonomike dhe paaftësisë për muajin qershor 2016”
  6. Të ndryshme

Mbledhjet e Këshillit Bashkiak janë të hapura për qytetarët.

Ftojmë të interesuarit të marrin pjesë.Mbledhjet e Këshillit Bashkiak janë të hapura për qytetarët. Ftojmë të interesuarit të marrin pjesë.