Nesër nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane, ja disa këshilla nga ambasada që të rritni shanset për fitore

Të shumtë janë shqiptarët që kanë dëshirë që të fitojnë lotarinë amerikane.

Por sot në një emisionin “Rudina” në Klan TV, Emily Enright dhe Lorenc Mansaku kanë folur për detaje dhe kanë informuar rreth aplikimeve për lotarinë amerikane, që nis zyrtarisht nesër dhe do të zgjasë deri me 7 nëntor.

Nëse nuk ka shkollë të mesme ne i vëmë re dhe pervojës së punës. 

Po në proces ka dy ndryshime rëndësishme. 

Duhet të përdorni një foto të re këtë vit.

Nuk duket të përdorni një foto që është përdorur dy vitin më parë.

Ka një ndryshim për mirë këtë vit sepse ju keni mundësinë e verifikimit të dhënave. Këtë vit kjo është e mundur.

Është shumë e rëndësishme se çdo person duhet ta plotësoje vetë aplikimin. 

Nëse anglishtja juaj nuk është në nivelin e duhur për plotësim e formularit, duhet t’ua plotësojë dikush tjetër.

Të njohurit e anglishtes nuk është kriter.

Për moshën nuk ka një kriter.

Kriter është që duhet të kesh shkollën e mesme gjatë kohës që jepen intervista” tha Mansaku.