Nesër prova e madhe, Luftëtari luan ndeshjen e parë në Europa League

Luftëtari luan nesër ndeshjen e parë në histori në një kompeticion si Europa League dhe fati i ka rezervuar përballë një kundërshtar të lehtë në letër. Rivali i Luftëtarit në turin e parë, është skuadra e Ventspilsit nga Letonia, ndërkohë që gjirokastritët kanë dorëzuar edhe listën me të grumbulluarit për këtë takim.

Bie në sy mungesa e dy lojtarëve të rëndësishëm për skuadrën, si Eduart Rroca dhe Jakovljeviç, ku të dy futbollistët janë lënë jashtë për arsye dëmtimi dhe pritet të rikthehen me shumë gjasa në rast kualifikimi. Një tjetër lojtar që është lënë jashtë, është Aldrit Oshafi, futbollist i afruar këtë merkato, por që Besa e Kavajës pretendojnë se ështrë nën kontratë me të.

Përveç mungesave, Luftëtari ka edhe disa emra të rinj, ku spikat Erjon Vucaj i Vllaznisë, apo Maldin Ymeraj, ish-futbollist i Kukësit.