Nga 1 tetori ndalohet importi i miellit me nivel të ulët proteinash (Video)

f1_05miell1362495962Nga data 1 tetor qeveria nuk do te lejoje me qe te importohet miell me nivel te ulet proteine, i cili per rrjedhoje ka vlere te ulet ushqimore. Ministri i Bujqësise ka firmuar urdhrin, i cili parashikon qe niveli i proteinës ne miellin e importuar do te jete ne nivelin e 12.5 % nga 7 % qe është aktualisht. Kjo mase ndërmerret per te parandaluar importin e millet qe nuk ofron standard te larte për konsumatorët. 

Aktualisht ne tregun vendas po shitet ne mase miell i importuar nga Serbia dhe Kosova, i cili ka nje nivel te proteinës thuajse te njëjte me miellin qe u jepet bagëtive. Ne tregun vendas janë kryer mbi 100 milion euro investime ne ndërtimin e fabrikave te përpunimit te grurit dhe miellit. Dhe per Ministrinë e Bujqësise produkti vendas është me një standard me te larte se ai qe importohet. Ndërkohë, standardi europian i nivelit te proteinës tek mielli është 14 perqind.