Nga Genc Ruli te Koço Kokëdhima, lista me të “ftuarit VIP” në festën e Libohovës

IMG_0157Festa popullore “Tradita Libohovite” mbledh të shtunën në Libohovë mijëra qytetarë nga Libohova, zona përreth dhe jo vetëm, si dhe disa “të ftuar VIP”. Për këta të fundit Bashkia Libohovë ka dërguar ftesa të personalizuara. Deri më tani disa kanë konfirmuar pjesëmarrjen e të tjerë jo. Libohova Online sjell më poshtë një listë me emrat e “VIP-ave” që u është dërguar ftesa.

Mirela Kumbaro (ministre Kulturës)

Genc Ruli (Deputet, PD)

Bledi Çuçi (ministër i Pushtetit Vendor)

Vangjel Tavo (deputet, LSI)

Arben Ahmetaj (ministër i Financave)

Vladimir Kosta (deputet, PS)

Koço Kokëdhima (koordinator i rajonit të jugut, PS)

Dashamir Kamberi (deputet, PS)

Flamur Bime (prefekt i Gjirokastrës)

Zamira Rami ( kryetare Bashkisë Gjirokastër)

Arhile Deçka (kryetar i Bashkisë Dropull)

Vasilios Tolios (konsulli grek në Gjirokastër)

Veç këtyre emrave janë edhe të tjerë përfaqësues të pushtetit lokal e qëndror në Gjirokastër, drejtorë, kryetar partish, përfaqësues të komuniteteve fetare, biznesi etj.