Ngjarje e rëndë në Gjirokastër, vdes vajza 16-vjeçare

Një 16-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme për shkak të helmimit nga fasulet. Vajza që ka ndërruar jetë është Genta Pula nga fshati Zenelaj Bashkia Gjirokastër.

Mësohet se vajza u helmua për shkak të konsumit të fasuleve të cilave familjarët u kishin hedhur ilaç kundër mizave, por ajo nuk kishte dijeni.

16-vjeçarja është helmuar, pasi kokrrat e fasuleve të paziera i futi në gojë pa ditur se janë bërë me ilaçë kundër mizave.

Vajza është dërguar me shpejtësi në spital nga familjarët, por nuk ka mundur që të mbijetojë duke ndërruar jetë.