Ngjarje rëndë në Gjirokastër, makina përplas dy persona në lagjen “Punëtore”

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë sot pasdite në Gjirokastër pasi janë goditur nga një automjet. Policia jep detaje parapraprake për ngjarjen e rëndë

Njoftohemi se në afërsi të rrethrrotullimit të Lagjes Puntore, të qytetit Gjirokastër, shtetasi Ardi Aliko, 26 vjeç, banues në lagjen “Zinxhira”, Gjirokastër, me mjetin e tij tip “Benz”, me targa AA760AZ, ka goditur dy kalimtarë, shtetasen V.I, rreth 55 vjeçe dhe shtetasin K.I, rreth 30 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal Gjirokastër dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Shtetasi Ardi Aliko është shoqëruar për në ambjentet e Komisariatit Gjirokastër.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.