Ngjarjet në Lazarat, Bejko: Policë horra e hajdutë. As Enveri nuk ia doli dot me Lazaratin

RolandaLidhur me ngjarjet e sotme ne Lazarat ka reaguar edhe kreu i PD-se ne Gjirokaster, Roland Bejko. Permes nje postimi ne faqen e tij ne Facebook, ai akuzon policine per mungese profesionalizmi dhe sjellje arrogante me banoret e Lazaratit. Ai i quan policet horra dhe hajdute, nderkohe qe u ben thirrje banoreve te ruajne qetesine. Bejko e shoqeron postimin me nje foto, qe sipas tij eshte nenkryetari i komunes Lazarat duke dialoguar me policine. Me poshte eshte postimi i plote te zotit Bejko.

Terror policor !

Jo vetëm në Lazarat, por në gjithë Qarkun e Gjirokastrës policia e shtetit e ka situatën jashtë kontrollit ; prej muajsh me rradhë vjedhjet e banesave, bizneseve, pronave, objekteve të kultit, kanë qenë kryefjala e kronikave të ditës !
Ditën e festës së Kurban Bajramit u vodh Teqja e Baba Hasanit në Komunën Picar dhe u dhunua fizikisht nga njerëz të armatosur e me maska gjithë familja e Sheh Saraçit !

Z. Qato, nuk vendoset rendi në Lazarat me policë që ngacmojnë femra, prandaj nxirri 50 banorët e pafajshëm burra, gra dhe fëmijë që ke fot tani në komisarjat dhe në vend të tyre fut policët hora dhe hajdutë që janë shkaku i konfliktit me banorët !

Hiqni dorë nga urrejtja politike dhe ndërtoni urat e djalogut me pushtetin vendor dhe komunitetin aty !

Mos u sillni si pushtues se atij populli aty nuk ja doli dot Enver Hoxha !

Po bëni gafë të rëndë, nuk mund të arestoni dot një popull të tërë !

Uluni me këmbë në tokë dhe trajtojeni situatën me profesionalizëm !

Banorëve ju bëj thirrje për qetësi dhe të distancohen nga aktet e dhunës.

Kaq kisha unë !

Sqarim : Ky burri në foto që po debaton fill pas ngjarjes me policët është nënkryetari i komunës i cili ju bënte thirrje kalamajve të mos qëllonin me vezë e gurë policinë, por që fill pas këtij debati verabal ju hodhën hekurat në duar si në kohën e diktaturës komuniste! Ai së bashku me shumë të rinj, burra dhe gra gjendet në dhomat e paraburgimit !
Turp ! IMG_42489094482423