Ngritja e flamurit kombëtar në Libohovë më 1912

 Ngritja e flamurit kombëtar në Libohovë më 1912

Ismail Qemali u kishte lënë porosi bashkëpunëtorëve të tij që kudo nëpër Shqipëri, të bëhej ngritja e flamurit kombëtar dhe të shpallej pavarësia, ashtu siç ai vetë bëri më 28 nëntor 1912. Po kush e ngriti flamurin kuq e zi në Libohovë? Ishte pikërisht Emin Bilibashi, libohoviti që në dhjetor të vitit 1912 me porosi të Ismail Bej Vlorës kreu këtë akt historik edhe në Libohovë.

Në foton që shihni më poshtë, Bilibashi është bashkë me bashkëshorten e tij Bahrije Dervish Ruli. Në vitin 1909-1910 ai ke qenë një ndër studentët e shumtë libohovitë në shkollat e larta të Stambollit, ndërsa u kthye më vonë për t’u angazhuar në lëvizjen kombëtare. Emin Bilibashi është shpallur “Qytetar Nderi” i Libohovës.

 1601400_800465916647094_1838123138_n

Libohova Online