Ngushtohet lista, dy emra në tryezën e Bashës për të kryesuar listën e Gjirokastrës

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, do të dorëzojë sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për deputetë të forcës së tij politike për 12 qarqe të vendit.

Pasi u informua nga 12 drejtuesit e grupeve të punës me propozimet e strukturave të PD në rrethe, Basha ka filtruar të gjithë emrat për të dalë në një listë finale, që do të dorëzohet sot në KQZ.

Para se të kalojë në këtë vendimmarrje, pritet që Basha të thërrasë kryesinë e Partisë Demokratike për të konfirmuar emrat që do të përfaqë- sojnë jo vetëm PD, por edhe koalicionin opozitar në zgjedhjet e 25 qershorit. Siç shkruan Panorama, për qarkun Gjirokastër dy janë emrat mes të cilëve Basha do të zgjedhë për kryesimin e listës, Ylli Asllani dhe Roland Bejko. Asllani është këshilltar i Presidentit të Republikës, ndërsa Bejko prej vitit 2014 është kryetar i PD Gjirokastër.