Nis “Big Brother”, në shtëpi edhe Fotinia nga Gjirokastra

Siç dihej edicioni i shumëpritur i Big Brother Albania 9 nisi sot.
Konkurentja e cila hapi shtëpinë më të famshme ishte Fotinia nga Gjirokastra, që ka jetuar për pak kohë edhe në Greqi.
Padyshim emocionet ishin të pashmagshme si nga konkurrentja ashtu dhe nga stafi i emisionit.
Gjatë klipit u fol shumë për Fotini një vajzë me karakter të fortë dhe shumë pozitive.
Mikja e saj ndau me publikun dhe një nga fatkeqësitë që kishte kaluar vajza nga Gjirokastra, atë të humbjes së të dashurit, por që të gjithën e kishte kthyer në forcë.
Tashmë pritet të shihet në ditët në vazhdim gjatë transmetimit të Big Brother se si do të jetë loja e saj.