Nis investimi në “Gurin e Përmetit”, Kumbaro: Qarku Gjirokastër kryeqendër e turizmit në jug të vendit

Ne qytetin e Permetit kane nisur dje punimet per rijetezimin e “Gurit te Permetit”, projekt i Ministrise se Kultures, Institutit te Monumenteve dhe bashkise se Permetit. Ministrja Mirela Kumbaro ftoi biznesin të zgjohet dhe të ecë paralelisht me investimet e qeverisë, ndërsa theksoi se qarku i Gjirokastrës do të kthehet ne kryeqendrën e turizmit në jug të vendit.

“Muaj më parë, së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe Kryebashkiakun e Përmetit  morëm një vendim të përbashkët  që “Guri i Përmetit”, ky monument i rëndësishëm të rijetëzohet. Kështu mori jetë një projekt i përbashkët midis Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Përmetit për të kryer restaurimin , por dakordësuam edhe për një projekt të veçantë si  ndriçimi skenografik, që do ta kthejë “Gurin’ në një far të qytetit”– u tha Kumbaro.

Bashkë me të ishte dhe kryebashkiaku i Përmetit, Niko Shupuli. “Guri i qytetit të Permetit” ndodhet në veri të zonës qendrore të qytetit, është i vendosur në një hapësirë të gjelbër prej 4500 m2. Projekti konsiston në rijetëzimin e monumentit të kulturës nëpërmjet rikualifikimit të zonës, rivitalizimin e ‘Gurit’ dhe kthimin e kësaj zone në pikë interesi. Ai kap vlerën e investimit prej 8.560.848 lek dhe pritet të përfundojë në harkun kohor të dy muajve.

/ArgjiroLajm.net/