Nis në mesnatë evakuimi i banorëve të pallatit që rrezikon të shembet në Gjirokastër (FOTO)

Në orët e vona të mbrēmjes Bashkia Gjirokastër ka marrë vendimin për të evakuuar 20 familjet që rrezikohen nga rrëshqitja e tokës në lagjen ‘Punëtori’. Sipas vendimit, një kopje të të cilit e sjell më poshtë Libohova Online banorët do të vendosen te konvikti i Shkollës Pedagogjike. Për zbatimin e këtij vendimi Bashkia Gjirokastër kërkon edhe mbështetje e Drejtorisë Vendore të Policisë. Që sonte policia ka shkuar për të larguar banorët nga pallati, por ka ndeshur edhe refuzimin e disa prej tyre. Ata nuk pranojnë të largohen nga shtëpitë. Pritet që ditën e martë të dalë raporti përfundimtar i Shërbimit të Gjeologjisë, i cili do të vendosë se çfarë do të bëhet me këtë objekt.