Nis puna per Universitetin e Sigurise, policet do jene me shkolle te larte

policia-e-shtetit-feston-101vjetorin-e-themelimit_hdAplikantët që do të kandidojnë për t’u bërë policë do t’u duhet të ndjekin Universitetin e Sigurisë ose siç do të quhet ndryshe Shkollën e Lartë të Policisë. Ky është projekti më i ri i Ministrisë së Brendshme, i cili është ende një projekt në letër dhe do të zbatohet vitin që vjen.

Deklarata për ngritjen e Universitetit të Sigurisë, u bë gjatë ceremonisë së prezantimit të 300 ditëve të punës së Ministrisë së Brendshme, gjatë së cilës kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi se “duhet të ndërtojmë universitetin e sigurisë, Shkollën e Lartë të Policisë me të gjitha standardet, duke u bazuar në eksperiencat më të mira shqiptare”. Pas kësaj deklarate, “Gazeta Shqiptare” u interesua më tej në Ministrinë e Brendshme dhe mësoi detajet e funksionimit të Akademisë së Rendit si një Shkollë e Lartë Policie, ashtu si çdo universitet tjetër.

Burime nga Ministria e Brendshme sqarojnë se Akademia e Policisë do të quhet Shkolla e Lartë e Policisë. Kjo, duke nisur që nga muaji shtator i vitit tjetër, pasi për këtë vit nuk u praktikua dot.

Libohova Online