Nis restaurimi i shtëpisë së Kadare, rikthehen karakteristikat gjirokastrite

187230Rifillojnë punimet për restaurimin e shtëpisë së shkrimtarit të njohur Ismail Kadare në Gjirokastër.

Zjarri që ra në këtë banese, shkrumboi të gjithë elementët karakteristikë të saj. Arkitektet shprehen se punimet po bëhen në përputhje me elementët e shtëpive karatekteristike gjirokastrite. 

Pas përfundimit të punimeve është menduar që shtëpia e Kadaresë të kthehet në një qendër multikulturore.

Ajo duhet të mbetet vetëm në funksion të evidentimit të veprës së Kadaresë dhe arkitekturës së banesave gjirokastrite. Është menduar që godina të përfundojë në 80 vjetorin e lindjes së shkrimtarit, si një dhuratë për të. UNESCO ka dhënë fondin me vlerë 114 mijë euro për këtë shtëpi që mban statusin monument kulture kategori e parë.