Nis viti i ri shkollor në Libohovë, ende probleme me tekstet mësimore (FOTO)

06Si në të gjithë vendin edhe në Libohvoë ka nisur viti i ri shkollor. Që në orët e para të mëngjesit nxënës e mësues i janë rikthyer shkollave me çanta e lule nëpër duar.

Gëzimi më i madh ishte natyrisht tek ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Janë rreth 30 nxënës që nisin këtë vit klasën e parë në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi”.

Në ceremoninë e organizuar në këtë shkollë mbajtën fjalë përshëndetëse mësues të vjetër si dhe ishin të pranishëm përfaqësues të pushtetit vendor e Drejtorisë Arsimore Rajonale Gjirokastër.

Ky vit i ri shkollor nis me mungesa në libra, por pritet që problemi të zgjidhet në ditët e ardhshme.

Libohova Online sjell më poshtë disa foto nga atmosfera e kësaj dite.

|Libohova Online|

14339261_10206400070710878_455768121_o14359769_10206400068030811_335268867_o

010203040506070814285323_10206400067990810_2122575569_o14315915_10206400070270867_821863782_o14329252_10206400070390870_1789652300_o14339240_10206400070550874_55270634_o14339929_10206400068630826_1822071386_o