Nis viti i ri shkollor, Rama premton reformë te thellë te mësuesit që japin mësim jashtë profilit

 Nis viti i ri shkollor, Rama premton reformë te thellë te mësuesit që japin mësim jashtë profilit
0001
Sot në mëngjes te gjimnazi “11 Shkurti”, Libohovë

Nis sot viti i ri shkollor në mbarë vendin, ku rreth 32 mijë fëmijë ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Në total mësohet se janë rreth 540 mijë nxënës të arsimit 9-vjeçar dhe atij të mesëm që do të ulen në bankat e shkollës për nisjen e vitit të ri shkollor 2014-2015.

Ne Libohovë këtë vit do të ndjekin shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” rreth 250 nxënës dhe gjimnazin “11Shkurti” 110 nxënës. Ndërsa në kopësht janë rreth 70 fëmijë. Infrastruktura shkollore është e mirë në të dy shkollat e qytetit. Krahas të tjerash për gjimnazin “11  Shkurti” këtë vit shkollor ekziston edhe sfida e aplikimit me sukses të projektit pilot të MAS, “Shkolla Qendër Komunitare”. Jo më kot edhe në hyrje të shkollës ishte vendosur mbishkrimi “Mirë se vini në Shkollën Komunitare”.

Urime për nisjen e vitit të ri shkollor përcolli dje edhe ministja e Arsimit, Lindita Nikolla. Kryeministri Rama uroi nxënësit sot përmes një postimi në Facebook, ku edhe paralajmeroi sfiden e radhes ne arsimin parauniversitar, qe s’do te kete me mesues qe japin mesim jashte profilit per te cilin kane studiuar. “Fund rrenimit te mesimdhenies me mesues biologjie qe japin matematike a mesues gjeografie qe japin kimi e muzike”, shkruan Rama në Facebook. Kryeministri ishte gjithashtu edhe në gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë, i cili rezultoi si gjimnazi me rezultatet më të mira të Maturës Shtetërore.  Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ishte në shkollën “Eqerem Çabej” në kryeqytet, prej nga ku bëri urimet e rastit për ditën e parë të shkollës.

0002
Sot në mëngjes te gjimnazi “11 Shkurti”, Libohovë
0003
Sot në mëngjes te gjimnazi “11 Shkurti”, Libohovë

Libohova Online