Nisin aplikimet për pasaportat e korrigjuara për fëmijët shqiptarë të lindur në Greqi

Pasaporta-biometrikeNisin aplikimet për pasaportat biometrike me të dhëna të korrigjuara për të gjithë fëmijët shqiptarë të lindur në Greqi. Lajmi është dhënë sot nga ambasada shqiptare në Athinë, e cila njofton se, për këtë procedurë nevojitet pasaporta ekzistuese e fëmijës (biometrike), një certifikatë familjare (për të identifikuar gjendjen familjare dhe prindërit e fëmijës).

Gjithashtu ambasada thekson se, nevojitet të bëhet pagesa prej 108 euro (+2,5 komision bankar) në bankën e Pireut me nr. llogarie 5053 052 306 404.

Ambasada thekson se për të caktuar takim, personat e interesuar mund të kontaktojnë në numrin e telefonit 210 68 76 216. Ambasada nënvizon se është e detyrueshme prania e fëmijës me njërin nga prindërit gjatë takimit.