Nisin privatizimet, ja lista me 10 objekte në Gjirokastër

59298797Janë 85 objektet shtetërore të nxjerra në shitje në kuadrin e privatizimeve të paralajmëruara që nga vitit 2014. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, përmes dy paketash, ka bërë publike asetet e nxjerra në shitje, si dhe procedurat që duhet të ndiqen nga të interesuarit për t’u përfshirë në ankandet për blerjen e tyre. 

Ministria ka publikuar gjithashtu edhe bazën ligjore ku do të bazohet privatizimi i shoqërive në likuidim, i shoqërive jo strategjike, dhe atyre strategjike.

 Me poshtë lista e objekteve që do të privatizohen në Qarkun Gjirokastër:

1.Ish Muze, në Sheper, Gjirokastër

2.Ish Shkolla e Mesme në Nivan, Gjirokastër 

3.“P.P.K.Llongo” në Gjirokaster. 

4.Ish-ofiçina e ekspeditës Gjirokastër

5.Ish Parku Automobilistik i mallrave Gjirokastër

6.Posta e Policise Kufitare Katund Gjirokastër

7.Librari në fshatin Sinanaj, Tepelenë Gjirokastër

8.“Ish-Zyrat e Komunes” ne Vrisera Gjirokastër

9.“Ish-Ambulanca”, kati përdhe ne Vrisera Gjirokastër 

10.“Zyrat e Ish-Kooperativës” në Golem Gjirokastër