Nisin provimet e Maturës, 450 nxënës në Gjirokastër zhvillojnë testin e Anglishtes

matura2014-provimetRreth 450 maturantë nga rrethi i Gjirokastrës zhvilluan sot provimin e parë të Maturës Shtetërore.

Testimi është zhvilluar në pesë qëndra provimesh nën monitorimin e përfaqësuesve të Minitrisë së Arsimit, Drejtorisë Rajonale Arsimore dhe Policisë së Shtetit.

Provimi i parë ishte i Gjuhës Angleze, ndërkohë që nuk janë raportuar probleme.

Më datë 11 qershor do të zhvillohet provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Ndryshe nga vitet e shkuara, këtë vit qeveria ka vendosur që pranimet në universitete të bëhen për ata që kanë mesatare mbi 6.