Nisin regjistrimet për studimet Master në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër, ja degët ku mund të aplikoni

Ndërsa vijojnë regjistrimet për ciklin Bachelor të studimeve, Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër ka hapur gjithashtu regjistrimet edhe në programet e ciklit të dytë, Master i Shkencave dhe Master Profesional.

Sipas njoftimit nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun në këtë universitet, regjistrimet bëhen pranë sekretarive të njësive kryesore dhe janë të hapura deri më datë 20 tetor.

Në tabelat më poshtë mund të shihni programet e studimit në MSH dhe MP, ndërsa kandidatët që kërkojnë të ndjekin një program të dytë studimi apo të transferojnë studimet në programet e studimeve të ciklit të parë dhe të ciklit të dytë kanë të drejtë të aplikojnë pranë UGJ-së nga data 7 shtator 2017 deri në datën 19 shtator 2017.

Për informacion shtesë mund të vizitoni faqen online të universitetit www.uogj.edu.al dhe mund të kontaktoni në nr e 068 40 30 043.