Një deputet i Gjirokastrës largohet nga PS, shkon te partia Agrare Ambientaliste

flamur PS_7Një tjetër deputet pritet të largohet nga radhët e Partisë Socialiste. Këtë herë ai nuk duket se do të krijojë një parti të re, siç bëri deputeti ish-socialist, Ben Blushi, por pritet që deputeti në fjalë ti bashkohet Partisë Agrare të Agron Dukës.

Burime nga kjo forcë politikë i thanë citynews se ka negociata mbi një dakortësi me deputetin socialist të Gjirokastrës, Vladimir Kosta.

Kosta është i zgjedhur si deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013. Ai hyri në parlament pas dorëzimit të mandatit nga deputetët Erion Veliaj dhe Arben Ahmetaj. Kosta ka qenë kritik i ashpër i koalicionit PS-LSi dhe i kryeministrit Edi Rama.

Deputeti Vladimir Kosta ka hedhur kritika të ashpra ndaj partisë ku ai bën pjesë, por së fundmi duket se do të jetë një nga kandidatët e Partisë Agrare në një nga qarqet e vendit./citynews

vladimir_kosta_926