Një detaj interesant, që mund të favorizojë Shqipërinë në ndeshjen e sotme

shqiperi-zvicerShqipëria shihet si skuadra më pak pretendente në Kampionatin Europian. Jo vetëm për fitimin e trofeut, por edhe për shanset për t’u kualifikuar përtej fazës së grupeve.

Mirepo në këtë përballje, ka një detaj interesant që është fakt në favor të Shqipërisë.

Zvicra nuk e ka fituar asnjëherë ndeshjen e parë në pjesëmarrjet në Europian.

Një e dhënë interesante dhe domethënëse për ekipin helvet.

Zvicra është një skuadër që nuk e ka kaluar asnjë herë fazën e grupeve në katër pjesëmarrje në finalet e një kompeticioni si Europiani.

Për fat të keq, u ka shënuar gjithmonë kuqezinjve në të gjashtë përballjet e zhvilluara mes këtyre dy ekipeve.