Një ditë pas aksidentit tragjik, ARRSH vendos mbrojtëset metalike në rrugën pranë Viroit

rrugaNëse nuk ndodh ndonjë fatkeqësi, nëse nuk humb jetën dikush, institucionet shqiptare në përgjithësi nuk e vënë ujin në zjarr për të kryer punën e tyre.

Kështu ndodh edhe me Autoritetin Rrugor Shqiptar i cili ka nisur të riparojë barrierat anësore të rrugës Gjirokastër-Tepelenë.

Punëtorët e ARRSH-së në Gjirokastër janë parë sot vendin ku një ditë më parë humbi jetën tragjikisht Blerim Bizhga nga Tepelena, si dhe u plagos shoku i tij.

Punëtorët kanë vendosur mbrojtëset metalike në këtë rrugë, ku brenda këtij viti kanë ndodhur 4 aksidente. Në këtë aks mungon ndriçimi dhe sinjalistika, ndërsa fushëpamja e rrugës është e kufizuar.